Janë mësuar detaje nga operacioni i SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane, të cilët goditën një grup që mashtronin qytetarët e BE përmes call centerave dhe u zhvatën dhjetëra miliona euro.
Burime për Vox News bëjnë me dije se në kërkim janë shpallur 3 vëllezër, Agim Prekaj, Alfred Prekaj dhe Arjan Prekaj, të cilët dyshohet se janë organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale.
Sakaq, janë arrestuar tetë persona të lidhur me skemën mashtruese.
Mësohet se këta persona kanë përdorur ambiente të marra me qira në dy pallate në Tiranë për të kryer këtë aktivitet.
Hetimi është kryer nga SPAK dhe nga autoritetet italiane.
Mësohet se BKH ka janë ushtruar kontrolle në këto ambiente dhe janë sekuestruar pajisjet.
