

I shumëkërkuari prej kohësh, ra në duart e policisë, sekuestrohen kanabis, radio policie dhe pajisje që përdorte për aktivitetin kriminal.
Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 33-vjeçar të shumëkërkuar për veprimtari kriminale, duke i dhënë fund arratisë së tij. Arrestimi u realizua gjatë operacionit të koduar “The Fugitive”, ku efektivët kapën në flagrancë shtetasin M. R.
Gjatë kontrollit të ushtruar, policia i sekuestroi dhjetëra doza të gatshme kanabisi, një peshore elektronike për ndarjen e lëndës narkotike, një radio policie dhe dy aparate celularë, që dyshohet se përdoreshin për aktivitetin e paligjshëm.
33-vjeçari akuzohet jo vetëm për prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike, por edhe për ndihmë në kalimin e paligjshëm të kufijve. Tashmë ai do të përballet me drejtësinë për akuzat e ngritura ndaj tij.