Viswashkumar Ramesh, i vetmi pasagjer që i mbijetoi rrëzimit të avionit të Air India ku humbën jetën 241 persona, ka treguar se ndonëse e konsideron veten “njeriun më me fat”, po përballet me trauma të thella fizike dhe psikologjike. Ai humbi vëllain e tij në aksident dhe që prej kthimit në Leicester vuan nga çrregullimi post-traumatik, nuk ka mundur të flasë me bashkëshorten e djalin e tij dhe thotë se jeton i izoluar.Ramesh ende ka dëmtime fizike dhe nuk mund të punojë. Ai akuzon Air India për mungesë mbështetjeje dhe kompensim të pamjaftueshëm, pasi kompania i ka ofruar vetëm 21,500 £, ndërsa biznesi familjar ka falimentuar pas vdekjes së vëllait. Hetimet zyrtare thonë se furnizimi me karburant i motorëve u ndërpre sekonda pas ngritjes së avionit.“Çdo ditë është e dhimbshme për familjen time,” tha ai, duke kërkuar drejtësi dhe përkujdesje ndaj viktimave të tragjedisë.
