
Biznesmeni shpall fundin e konfliktit ligjor me ish-ortakun Valon Ademi dhe rikthimin e normalitetit institucional në Vlora International Airport
Biznesmeni kosovar Behgjet Pacolli ka lënë të kuptohet se ka fituar betejën ligjore ndaj ish-ortakut të tij Valon Ademi, i cili e kishte paditur në Gjykatën e Tiranës në lidhje me pronësinë dhe administrimin e Vlora International Airport.
Përmes një reagimi publik në rrjetet sociale, Pacolli deklaroi se nga dita e sotme aeroporti i Vlorës i është rikthyer normalitetit institucional dhe rendit ligjor, pas një periudhe tensionesh dhe pezullimesh të aksioneve, të ndërmarra më herët nga Prokuroria e Tiranës. Ai la të kuptohet se drejtësia është shprehur në favorin e tij, duke i hapur rrugë vazhdimit normal të operimit të aeroportit.

Sipas Pacollit, ky vendim shënon jo vetëm një fitore personale, por edhe një moment të rëndësishëm për funksionimin e shtetit ligjor. Ai theksoi se besimi te drejtësia dhe respektimi i parimeve ligjore janë themeli i çdo investimi serioz dhe i çdo kontributi ndaj vendit.
Konflikti mes Pacollit dhe Ademit ka qenë për muaj të tërë në qendër të debatit publik dhe mediatik. Ndërsa Pacolli zotëronte 98 për qind të aksioneve të shoqërisë, Ademi kishte 2 për qind, por ky i fundit pretendonte se përmes marrëveshjeve dhe investimeve të kryera kishte të drejtë mbi 49 për qind të aksioneve, pretendim që çoi çështjen në gjykatë.
Në të njëjtën kohë, në media janë përfolur edhe tensione politike rreth kësaj çështjeje, përfshirë akuza për presione të mundshme nga zyrtarë të lartë shtetërorë. Vetë Pacolli ka deklaruar më herët se është ndjerë i trajtuar në mënyrë nënçmuese në takime zyrtare, duke përmendur edhe emrin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, akuza që kanë shtuar më tej polemikat rreth projektit të aeroportit.
Me zhvillimin e fundit gjyqësor, Pacolli sinjalizon se kapitulli i përplasjes ligjore është mbyllur dhe se Vlora International Airport do të vijojë rrugën e tij pa pengesa, duke u paraqitur
