
Presidenti Shehbaz Sharif deklaron se sulmi u mbështet nga grupe islamiste të lidhura me Indinë, ndërsa tensionet mes dy vendeve rriten sërish
Presidenti i Pakistanit, Muhammad Shehbaz Sharif, ka akuzuar Indinë për mbështetjen e grupeve islamiste afgane që, sipas tij, qëndrojnë pas një sulmi vetëvrasës në ambientet e një gjykate në Islamabad. Sulmi ndodhi të martën dhe u shoqërua me një tjetër atentat në një kolegj ushtarak në Wana.
Në një deklaratë të shpërndarë nga qeveria pakistaneze, Sharif e quajti ngjarjen si shembull të asaj që e cilësoi terrorizëm shtetëror të Indisë në rajon. Ai kërkoi reagim dhe dënim ndërkombëtar ndaj asaj që e përshkroi si një plan të qëllimshëm për destabilizim.
Pak ditë para sulmit në Islamabad, India u përfshi në një atentat me makinë të mbushur me eksploziv në Nju Delhi. Autoritetet indiane kanë deklaruar se dyshimet kryesore bien mbi grupe islamiste të lidhura me Kashmirit.
Akuzat e ndërsjella për mbështetje të terrorizmit nuk janë të reja mes dy vendeve. India dhe Pakistani prej vitesh fajësojnë njëri-tjetrin për nxitje të konflikteve dhe sulmeve në territoret respektive, gjë që i ka mbajtur marrëdhëniet dypalëshe në një tension të vazhdueshëm.
Në vitin 2025, dy vendet u përfshinë në një përplasje të armatosur të shkurtër pas një masakre ndaj turistëve indianë në Pahalgam, në Kashmirin nën administrimin indian.
Kjo ngjarje e re rikthen frikën për përshkallëzim të mëtejshëm, teksa të dyja palët mohojnë çdo përfshirje në sulmet e njëra-tjetrës dhe akuzojnë kundërshtarin për propagandë politike.
