
Aktorja dhe ish-ikona e Playboit thotë se kopshti i saj i bollshëm furnizon fqinjët, shkollat dhe komunitetet indigjene
Pamela Anderson ka zbuluar anën e saj më të butë dhe komunitare, duke treguar se një pjesë e rëndësishme e jetës së saj sot është kopshti i madh që ka ndërtuar në fermën e saj. Në një intervistë për Vogue Scandinavia, aktorja tha se prodhimet që kultivon janë aq të shumta sa shpesh i shpërndan te fqinjët, shkollat dhe komunitetet First Nations. Ajo shtoi se asgjë nuk shkon dëm, ndërsa një pjesë të madhe të frutave e perimeve i përdor në gatimet e saj të përditshme.
Anderson përshkroi receta të thjeshta që i pëlqejnë më shumë, si domate të pjekura me limon e hudhër, dhe me humor shtoi se është kënaqësi kur e bind të atin të konsumojë më shumë perime. Aktorja po ashtu zbuloi se bima e saj e preferuar janë trëndafilat Yves Piaget, të cilët i cilësoi si të pafundësisht aromatikë dhe me vlerë të veçantë në kopsht.
Pamela e lidh punën në kopsht me procesin e saj personal të ndryshimit dhe rritjes. Ajo e sheh kultivimin, rikthimin dhe riorganizimin e kopshtit si metaforë për jetën, duke theksuar se çdo vit është mundësi për të nisur nga e para dhe për të mbjellë diçka të re.
