Imazhe tronditëse po qarkullojnë në rrjete sociale të pengjeve izraelite. Në pamjet e publikuara nga IDF, shihet momentet e fundit të pengjeve izraelite në tunelet e Hamasit, ku dyshohet se bëhet fjalë për Krishtlindjet e vitit 2023.
Aty shihet gjashtë pengje, burra dhe gra, duke festuar festën që e quajnë, “Hanukkah”, ndërsa sipas informacioneve ata u ekzekutuan më vonë nga anëtarë të organizatës terroriste. Ushtria izraelite ka publikuar edhe emrat e tyre, duke thënë se janë Hersh Goldberg-Polin, Carmel Gat, Eden Yerushalmi, Almog Saroussi, Ori Danino dhe Alex Lobanov.
Kur trupat e gjashtë pengjeve u zbuluan në fund të gushtit 2024, ata u gjetën në një tunel të ngushtë, pasi ishin qëlluar disa herë nga afër, të rrethuar nga shishe të mbushura me urinë dhe një kovë plastike të përdorur si tualet i improvizuar
