
Qeveria pakistaneze synon largimin e 3 milionë refugjatëve, teksa tensionet me Afganistanin përshkallëzohen pas përleshjeve në kufi
Mbi një mijë refugjatë afganë u deportuan brenda një dite në Pakistan, në kuadër të goditjes më të ashpër të autoriteteve kundër emigrantëve të paregjistruar. Ky valë largimesh vjen pas rinisjes së tensioneve midis Islamabadit dhe Kabulit, të cilat u përshkallëzuan me shkëmbime zjarri në kufi, ku talibanët raportuan pesë viktima pas përplasjeve të rënda mes forcave ushtarake të dy vendeve.
Qeveria pakistaneze ka deklaruar se qëllimi i saj është dëbimi i rreth tre milionë refugjatëve afganë që ndodhen aktualisht në vend, duke rritur shqetësimet për një krizë humanitare të përkeqësuar. Islamabad akuzon prej kohësh qeverinë talibane se strehon dhe financon grupin ekstremist TTP, i cili ka kryer sulme të shumta brenda Pakistanit, përfshirë një atentat vetëvrasës në selinë paramilitare të Peshawarit pak më herët.
Deportimet masive po shoqërohen me reagime ndërkombëtare dhe frikë për situatën e civilëve afganë që rikthehen në një vend të varfëruar nga lufta, ku siguria dhe infrastruktura humanitare mbeten të brishta. Në terren, ende raportohet për njerëz në pritje të transportit, familje të ndara dhe mijëra persona të detyruar të kthehen në Afganistan pa garanci sigurie.
