Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura polake, gjeneral Wieslaw Kukuła, lëshoi një paralajmërim dramatik: Polonia ndodhet në një “gjendje praktikisht para-luftës”.
Duke iu referuar kërcënimeve në rritje dhe akteve të fundit të sabotazhit në rrjetin hekurudhor, gjenerali tha se shërbimet e inteligjencës po regjistrojnë qartë përpjekje sistematike për të shkatërruar besimin e qytetarëve ndaj qeverisë, ushtrisë, policisë dhe institucioneve shtetërore, me qëllim krijimin e kushteve ideale për një agresion të mundshëm në territorin polak.
Kukula e krahasoi situatën e tanishme me pragun e vitit 1939 dhe nënvizoi se vetëm një reagim i shpejtë dhe i ashpër nga Polonia dhe aleatët e saj në NATO mund të pengojë çdo sulm.
“Çdo agresion ndaj një vendi të NATO-s duhet të ketë një kosto aq të lartë sa të bëhet vetëvrasës për agresorin,” deklaroi ai, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së përbashkët të pathyeshme.
