
Nuk është e qartë për çfarë po flisnin të dy, megjithatë ngjarja ndodhi disa javë pasi Macron ishte parë duke e tallur Trampin në shoqërinë e Edi Ramës dhe liderëve të tjerë botërorë.
Shtrëngimi i sikletshëm i duarve me Emmanuel Macron në samitin e paqes për Gazën ka marrë një kthesë misterioze, ndërsa detaje të reja zbulojnë një bisedë të tensionuar.
Dyshja shtrënguan duart në Sharm El-Sheikh, Egjipt, të hënën, ndërsa Tramp nënshkroi fazën e parë të marrëveshjes së armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit.
Shtrëngimet e tyre të sikletshme, të njohura si “kapja e vdekjes”, janë bërë virale ndër vite, me pamje nga viti 2017 që tregojnë dy liderët duke mbajtur duart e lidhura për plot 29 sekonda rresht.
Tramp e tërhoqi presidentin francez drejt vetes për një shtrëngim të ngrohtë duarsh, përpara se të dy të vendosnin dorën mbi krahun e sipërm të tjetrit, përpara një turme të madhe fotografësh.
Përqafimi shumë shpejt u kthye në diçka që ngjante me një përplasje force, ndërsa të dy presidentët shkëmbyen një bisedë që dukej e tensionuar, duke tundur duart e njëri-tjetrit nga njëra anë në tjetrën.
Macron më në fund arriti të çlirohej nga kapja e Tramp dhe u largua me nxitim nga skena.
Megjithatë, lexuesja e buzëve Nicola Hickling i tha gazetës Daily Mail se shtrëngimi i duarve nuk ishte thjesht një përshëndetje e zakonshme midis dy liderëve.
Tramp i tha Macronit: “ Gëzohem shumë që të shoh! Pra ti je dakord?”, ndërsa ky i fundit u kthye nga kamera dhe pëshpëriti një përgjigje të pakuptueshme.
“Je i sinqertë?” – e pyet Tramp, ndërsa Macron i përgjigjet menjëherë: “Sigurisht.”
Kreu i shtetit më pas shtrëngon më fort dorën e Macron dhe i thotë: “Mirë, tani dua të di pse më lëmdove. Unë e di tashmë.”
Tramp më pas e shtrëngon sërish dorën e Macron, ndërsa presidenti francez ul kokën dhe shmang shikimin nga kamerat.
Nuk është e qartë për çfarë po flisnin të dy, megjithatë ngjarja ndodhi disa javë pasi Macron ishte parë duke e tallur Trampin në shoqërinë e liderëve të tjerë botërorë.
Dy liderët kanë një histori të gjatë përplasjesh dhe afrimesh, shpeshherë duke u shfaqur miqësorë në publik, pavarësisht kritikave të ndërsjella herë pas here.
Duke folur ngadalë dhe qartë, Tramp thotë: “Unë po bëj paqe.”
Macron më pas i prek dorën dhe i përgjigjet: “Ah hajde tani”, ndërsa Tramp e injoron dhe e shtrëngon edhe më fort.
“Unë lëndoj vetëm ata që lëndojnë të tjerët,” i thotë Tramp Macronit duke treguar drejt kamerave.
“E kuptoj. Do ta shohim këtë,” i përgjigjet Macron, përpara se Tramp t’i japë një paralajmërim të ftohtë: “Do ta shohësh çfarë është gati të ndodhë.”
Tramp e përfundon bisedën duke thënë: “Do të doja të të shihja ta bëje, bëje. Do të shihemi pas pak.”/DailyMail