Princi Leka dhe Blerta Celibashi po përgatiten për zgjerimin e familjes. Pas zyrtarizimit të lidhjes së tyre disa muaj më parë, ata ndodhen në pritje të fëmijës së parë së bashku.
Sipas informacioneve të konfirmuara nga burime pranë çiftit për “Popart.al”, Blerta Celibashi është shtatzënë dhe foshnja pritet të jetë djalë.
Për Princ Lekën, ky do të jetë fëmija i dytë, pasi ai ka një vajzë nga martesa e mëparshme me Elia Zaharian. Burimet bëjnë me dije se shtatzënia po zhvillohet normalisht dhe çifti ka zgjedhur ta mbajë këtë fazë të jetës së tyre larg vëmendjes publike.
Edhe pse spekulimet kishin qarkulluar prej kohësh, vetëm së fundmi është bërë e qartë se lajmi është i saktë dhe se përgatitjet për ardhjen e fëmijës kanë nisur. Deri tani, Princ Leka dhe Blerta Celibashi nuk kanë dhënë një reagim zyrtar lidhur me këtë zhvillim.
