Miku i ngushtë i Mirit dhe anëtar i “West Side Family”, Landi Hysi, ka reaguar pas valës së kritikave që kanë pushtuar rrjetet sociale për banorin e “Big Brother VIP 5”, lidhur me marrëdhënien e tij me Selin.
Pa përmendur emra, Landi ka postuar një citim biblik nga Ungjilli sipas Gjonit (8:4–11):
“Kush nga ju është pa mëkat, le ta hedhë i pari gurin kundër saj.”
Mesazhi i tij është interpretuar si një thirrje për më shumë empati dhe reflektim, duke kundërshtuar sulmet e nxituara online. Reagimi ka ndezur diskutime të reja, ndërsa shumë ndjekës e kanë përkrahur qëndrimin e Landit.
