Monika Kryemadhi, pas largimit nga politika, po i futet fuqishëm botës së ekranit. Ajo aktualisht po xhiron një film ku provon veten si aktore, një rol që duket se po e shijon mjaft.
Ndërkohë, në një intervistë për “Andale”, Kryemadhi foli hapur edhe për raportin e saj me formatet televizive. Ajo përjashtoi kategorikisht një hyrje si konkurrente në Big Brother VIP Albania, duke pranuar se nuk do ta përballonte dot izolimin. “Unë nuk rri dot mbyllur. Big Brother është për njerëz introvertë që e durojnë izolimin. Unë jo,” tha ajo me sinqeritet.
Por entuziazmi i saj ndryshoi sapo u përmend roli i opinionistes. Kryemadhi u shpreh se një pozicion i tillë i përshtatet në mënyrë perfekte, për shkak të stilit të saj “pa filtra”. “Opinioniste do e bëja pa problem. Koha e ‘lajle-luleve’ ka mbaruar. Njerëzit duan gjëra konkrete. Unë jam për komunikim të drejtpërdrejtë,” deklaroi ajo.
