Gazeta meksikane EL FINANCIERO raporton se pas shqiptarit Luftar Hysa, SHBA ka vendosur sanksione edhe ndaj një trafikanti të njohur të kartelit të Sinaloas. EL FINANCIERO sqaron se bëhet fjalë për Ryan Wedding, një shtetas kanadez, që mendohet se trafikonte deri në 60 ton kokainë në vit.
Në artikull bëhet me dije gjithashtu se në listën e sanksioneve bashkë me të janë edhe biznesmenë, ish-agjentë dhe gruaja e tij. Gazeta meksikane thekson se sipas FBI-së, Ryan Wedding ishte versioni modern i Escobar dhe FBI ka rritur edhe çmimin për kokën e tij nga 10 në 15 milionë dollarë.
Bill Essayli, zëvendësprokurori i parë i Shteteve të Bashkuara për Distriktin Qendror të Kalifornisë, deklaroi se Wedding kishte ofruar një shpërblim për kokën e viktimës, duke besuar se vrasja do të rrëzonte çështjen dhe do të pengonte ekstradimin e tij në SHBA. Në vend të kësaj, sipas Essayli, ajo u shndërrua në një nga akuzat kryesore kundër tij.
FBI: Wedding është “një version modern i Pablo Escobar”
Autoritetet policore e përshkruan Wedding si të dhunshëm dhe të mbrojtur nga mercenarët e kartelit në Meksikë. Drejtori i FBI-së, Kash Patel, e quajti atë “një version modern i Pablo Escobar”, dhe deklaroi se rasti pasqyronte “madhësinë dhe brutalitetin e një organizate globale të trafikut të drogës”.
Departamenti i Thesarit shpalli masa sanksionuese kundër Wedding, gruas së tij dhe 17 personave të tjerë një grup individësh dhe entitetesh në Kanada, Meksikë dhe Kolumbi të akuzuar për pastrim parash të ardhura nga trafiku i drogës dhe për fshehjen e operacioneve të tyre.
John K. Hurley, nënsekretar për Terrorizëm dhe Inteligjencë Financiare, deklaroi se masa kishte për qëllim “zbulimin e rrjetit të partnerëve dhe lehtësuesve pas Ryan Wedding” dhe pengimin e trafikantëve që të përfitojnë “duke helmuar komunitetet tona”.
Bondi theksoi se rasti pasqyron një përpjekje më të gjerë për të shkatërruar rrjetet transnacionale të trafikut të drogës. Në bashkëpunim me partnerët në Kanada, Meksikë dhe Kolumbi, autoritetet kanë sekuestruar më shumë se 13 milionë dollarë në pasuri dhe 3.2 milionë dollarë në kriptomonedha
