Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adritak Lapaj ka nisur protestën e tij, duke u pozicionuar sërish para kryeministrisë, pas përfundimit të protestës së Partisë Demokratike. Pasi u zhvendos para Kryeministrisë, Lapaj theksoi se është shumë e rëndësishme që bashkimi të jetë përtej flamujve politik. Lapaj nënvizoi se duhet të bashkohen sa më shumë që të ndryshojnë këtë histori dhe të vendosim standard të tjera.
“Duhet bashkim përtej flamujve politik. Kjo punë nuk zgjidhet me turizëm protestash, por me protesta që nuk ndalem. Me njerëz që dinë çfarë është demokracia dhe luftojnë për të. Duhet të bashkohemi sa më shumë. Të ndryshojmë këtë histori. Të vendosim standard të tjera. Nuk mund të vazhdojmë më me fasadë”, tha ai
