26-vjeçari Erfan Soltani, i riu iranian që pritej të varej nga regjimi i Teheranit për pjesëmarrje në protestat e fundit, nuk është dënuar me vdekje, deklaruan sot përfaqësues të drejtësisë iraniane.
Sipas një deklarate të transmetuar nga mediat shtetërore të Iranit, autoritetet gjyqësore sqaruan se Soltani akuzohet për “komplot kundër sigurisë së brendshme të vendit dhe veprimtari propagandistike kundër regjimit”, por se dënimi me vdekje nuk aplikohet për këto akuza, nëse ato konfirmohen nga një gjykatë.
Soltani raportohet se mbahet i ndaluar në institucionin qendror korrektues të Karaxhit, ndërsa familja e tij kishte deklaruar orët e fundit se ishte njoftuar për shtyrjen e ekzekutimit të tij.
Duke folur për rrjetin amerikan Fox News, ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, kishte deklaruar më herët se “nuk ka asnjë plan për varje. Varja është jashtë çdo diskutimi”.
