Drejtori i Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, ka deklaruar në rrjetet sociale se i ka dërguar një mesazh Adriatik Lapajt me porosi të Sali Berishës, pasi kreu i PD-së i kishte thënë se ai e kishte derën të hapur për të folur në ‘Foltoren’ para Kryeministrisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lela e akuzoi Lapajn se po kërkon të bëhet protagonist, duke krijuar e nxitur skenarë dhune me policinë, si të porositura nga PD.
Nga ana tjetër Lapaj është përgjigjur se nuk e ka parë mesazhin e dërguar nga Lela, që ai të fliste në Foltoren e PD-së.
Kujtojmë se pak minuta më parë pati një përplasje mes protestuesve të Lapajt dhe Policisë, pasi në vendin ku ata po protestonin do të zhvillohen edhe Foltorja e PD-së.
