
Partia Demokratike ka caktuar këtë të premte emrat e kandidatëve të pavarur që do të mbështesë në zgjedhjet e pjesshme që pritet të zhvillohen në 6 bashki.Nëse në Mat, Cërrik, Berat, Tepelenë dhe Vlorë do të zhvillohen në datën 9 nëntor të dekretuar nga presidenti Bajram Begaj, zgjedhjet për Tiranën ende nuk dihet se kur do të mbahen, pasi Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar dekretin e presidentit pas ankimimit të Erion Veliajt, që kundërshton shkarkimin e tij nga detyra si kryetar bashkie.Kandidatët e mbështetur nga PD:Florjan Binaj – TiranëGabriel Guma – TepelenëDionis Sota – VlorëEduart Brahlika – MatAmarildo Hoxha – CërrikPavlo Shkarpa – BeratEmrat e këtyre kandidatëve janë njoftuar edhe në degët e Partisë Demokratike.