Partia Demokratike ka mbledhur këtë të martë Këshillin Kombëtar.
Sipas rendit të ditës, pika kryesore e diskutimit do të jetë organizimi dhe zhvillimi i protestës kombëtare të paralajmëruar për 22 dhjetor.
Kjo mbledhje shënon gjithashtu takimin e parë të Këshillit Kombëtar pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Burime nga PD bëjnë me dije se, përveç protestës, gjatë mbledhjes pritet të diskutohen edhe zhvillimet e fundit politike në vend, situata e brendshme e partisë, si dhe mundësia e ndryshimeve në statut.
ndërkaq, Ervin Salianji, njeriu që zgjoi ditët e fundit selinë blu, sqaron dhe arsyen e mungesës së ytij në mbledhjen e sotme.
“Sot nuk mora pjesë në mbledhjen e KK-së që mos t’iu jap mundësi ta shmangin vëmendjen nga skandali Rama-Balluku dhe skandali i AKSh-it”, shprehet Salianji
