
Tryeza e negociatorëve sjell prurje të reja në skenën politike, ndërsa opozita kërkon figurë të fortë për kryeqytetin
Partia Demokratike ka hedhur në tavolinë tre kandidatura të reja për garën e Bashkisë së Tiranës. Sipas burimeve nga takimi i zhvilluar mes negociatorëve të PD-së, Edlira Çepani dhe Ermal Hasimja janë emrat që po diskutohen seriozisht për të përfaqësuar opozitën në betejën për kryeqytetin.
Çepani njihet për angazhimin e saj si aktiviste e shoqërisë civile, ndërsa Hasimja është një politolog dhe pedagog i mirënjohur, i cili prej vitesh komenton zhvillimet politike e shoqërore.
Florian Haçkaj është një aktivist i njohur i diaspores, pjesë e organizatës “Diaspora për Shqipërinë e Lirê” me fokus të drejtën e votës së emigrantëve dhe përfshirjen e diasporës në jetën politike në vend.
Takimi ku u përfolën këto tre emra u zhvillua mes përfaqësuesve të PD-së, Ilir Alimehmeti dhe Belind Këlliçi, si dhe delegatëve të Partisë Mundësia, Erald Kapri e Barbara Doda, duke dhënë sinjale për një konfigurim të ri opozitar në prag të zgjedhjeve vendore në Tiranë.