Zëdhënësi i Partisë Demokratike, Alfred Lela, konfirmoi në Euronews se PD ka nisur një proces analize për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit. Sipas tij, një hap i rëndësishëm në këtë proces është hartimi i “librit të zi” të zgjedhjeve.“Në këto ditë jemi duke bërë librin e manipulimit të zgjedhjeve dhe halli ishte si ta hollojmë, se del një mijë e ca faqe. E them këtë si diçka alarmante. Do mblidhemi pas 4 vitesh dhe do diskutojmë të njëjtat gjëra. Do mbledh forumet dhe do vendosim se çfarë do të bëjmë. Janë disa aksione që opozita duhet të gjejë një zgjidhje,” u shpreh Lela.
Kujtojmë se ky është “libri i zi” i dytë i zgjedhjeve që përgatit PD, pas atij të zgjedhjeve lokale të mëparshme.
