
Pas ndarjes nga jeta të stilistit legjendar italian Giorgio Armani, një nga figurat më të mëdha të modës në botë, ka dalë sërish në qendër të vëmendjes një pyetje intriguese, a ishte Armani me origjinë shqiptare?Në emisionin “Arnautistan” të gazetarit Mustafa Nano, historiani Pëllumb Xhufi tha se ka dokumente arkivore që tregojnë për prejardhjen shkodrane të familjes Armani, me rrënjë që shkojnë në fund të shekullit XIV.Sipas Xhufit, stërgjyshërit e Giorgio Armanit kanë qenë nga zona e Shkodrës, konkretisht nga territori Tej Buna, pranë Krajes dhe Shasit.Ata i përkisnin një bashkësie të njohur si fis i Pamaliotëve, një komunitet shqiptar që përmendet shpesh në dokumentet historike të periudhës mesjetare.Në vitin 1479, pas rënies së Shkodrës në duart e osmanëve, familja Armani u shpërngul drejt Venedikut, si shumë familje të tjera shqiptare të kohës.Pamaliotët përmenden për herë të parë në vitin 1390, si aleatë të Balshajve, në luftërat kundër përpjekjeve të Venedikut për të marrë nën kontroll qytetet bregdetare si Ulqini, Tivari dhe Budva.
Pas vdekjes së Balsha III, rreth vitit 1420, dhe me rritjen e kërcënimit nga Despoti serb Stefan Lazareviç, Pamaliotët kaluan në aleancë me Venedikun për të mbrojtur trevat shqiptare nga zgjerimi serb, përfshirë Shkodrën dhe Drishtin. Nik Armani, ishte një figurë që përmendet në dokumentet veneciane të vitit 1423, si përfaqësues i Pamaliotëve.Në një marrëveshje me Venedikun, ai përmendet si “vojvod” -udhëheqës i bashkësisë dhe u garantua statusi i shtetasve venecianë për komunitetin që përfaqësonte. Nik Armani figuron në dokumente me përkatësinë “albanensis” (shqiptar), duke dëshmuar qartësisht identitetin e tij etnik”.
Xhufi thekson se mbiemri Armani është ruajtur në formën e tij origjinale dhe nuk ka ndryshuar në Armano, siç ndodh shpesh me mbiemrat e huaj të përshtatur në vende tjera.Mbiemri Armani është ruajtur në formën e tij origjinale dhe nuk ka ndryshuar në Armano apo forma të tjera italiane, siç ndodh shpesh me mbiemrat e huaj të përshtatur në vende të reja.
Për më tepër, një enciklopedi italiane e paraqet familjen e Armanit si me prejardhje armene, gjë që është një pasqyrim i pasaktë sepse mungesa e përhapjes së këtij mbiemri në Itali tregon më shumë për një origjinë të huaj, dhe gjasat janë të mëdha që ajo të jetë shqiptare.