Në ditën e 12-të të grevës së urisë, është përkeqësuar ndjeshëm gjendja shëndetësore e dy prej naftëtarëve pjesëmarrës në protestë, Dorjan Dylmishi dhe Dritan Rrapushi.
Ekipi shëndetësor mbërriti me urgjencë në ambientet e Sindikatës, ku po zhvillohet greva, për të kryer kontrollet mjekësore. Pas ekzaminimeve, Dorjan Dylmishi është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Fierit për trajtim më të specializuar. Pavarësisht rrezikut për shëndetin e tyre, grevistët deklarojnë se nuk do të tërhiqen nga kërkesat dhe do të vazhdojnë protestën deri në plotësimin e kushteve që kanë parashtruar.
