Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Athinë të Greqisë.
Dy persona mbetën të plagosur, mes tyre edhe një shqiptar, pas përleshjes në mes të rrugës, në rrethana dhe motive ende të panjohura.
Një i mitur nga Rusia dhe një shqiptar u dërguan në Spitalin Evangelismos me plagë thike, ndërsa autori i krimit që dyshohet se i plagosi të dy personat, raportohet se është në kërkim.
Njëri nga të plagosurit është shtruar në spital në gjendje shumë kritike, me lëndime në bark, sipas ERT-së greke.
Rreth orës 19:30 të së dielës, (21 dhjetor), policia u informua nga banorët se dy personat e plagosur ndodheshin në rrugën Acharnon nr. 271, “në mes të rrugës”, kur ndodhi konflikti.
Nuk ka detaje nëse konflikti ka ndodhur mes grupeve rivale apo ka qenë një grindje e çastit për motive të dobëta, teksa hetimet janë ende aktive
