Reshjet e dendura të shiut kanë ‘paralizuar’ Durrësin, duke shkaktuar situata kaotike. Lidhur me përmbytjet, një banore shprehet se se shtëpia i është përmbytur që mbrëmjen e kaluar dhe është detyruar të dalë nga banesa në orën 3 të mëngjesit, pasi u rrezikonte jetën fëmija. Duke folur për Top Channel, qytetarja tregon se shkoi në polici për ndihmë, por aty i është thënë që të shkojë në bashki.
“E shihni?! Mbledhim dru për të ndezur sobën, jemi përmbytur që mbrëmë. Ku të shkoja? Kemi fjetur këtu brenda. Për pak na u mbyt fëmija, nga ora 3 dolëm nga shtëpia dhe ikëm. Desh na iku fëmija, ia dhashë fisit tim, i thashë ‘ma mbaj fëmijën’. Jetohet kështu? Shkova te policia, e më tha shko te bashkia. Nuk na morën për të na strehuar. Ku të shkojmë?!”, u shpreh qytetarja
