
Ngjarja u shënua në zonën e Petovës pranë repartit të FNSH-së, të plagosurit dërgohen me urgjencë në spital
Një aksident rrugor me pasoja për këmbësorët është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Petovës në Fier, pranë repartit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Një automjet tip Benz ka përplasur dy persona, çift bashkëshortësh, duke u shkaktuar lëndime nga goditja.
Pas ngjarjes, të dëmtuarit janë transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal Fier për ndihmë mjekësore. Sipas burimeve spitalore, gjendja e tyre paraqitet e stabilizuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit, si dhe për të përcaktuar shkaqet dhe përgjegjësitë ligjore.
