Përshkallëzohet situata në fshatin Baks-Rrjoll të Velipojës, ku banorët po protestojnë kundër ndërtimit të një resorti turistik në zonë.
Gjatë përplasjes me forcat e policisë, një i moshuar, gjthashtu protestues, ka rënë në tokë pa ndjenja.
Sipas pamjeve në terren, asnjë punonjës policie nuk është afruar menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë. Nga pamjet duket se ai nuk është transportuar ende drejt spitalit.
Protestuesit janë të vendosur të mos tërhiqen, duke këmbëngulur se do të vazhdojnë kundërshtimet derisa autoritetet të dëgjojnë zërin e tyre dhe të ofrojnë një zgjidhje për çështjen e pronësisë.
