Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi këtë të hënë në “Qafën e Llogarasë”, ku një person u gjet i djegur brenda një mjeti të përfshirë nga flakët.
Burime për mediat bëjnë me dije se një nga pistat kryesore ku po heton policia është ajo e vetëvrasjes pasi dyshohet se ai është lyer me benzinë dhe i ka vënë flakën vetes brenda mjetit.
Identiteti i tij ende nuk bëhet me dije, ndërsa dyshohet për një ish-efektiv policie me origjinë nga Berati. Dyshohet se ai vuante nga depresioni.
Njoftimi:
“Rreth orës 14:35, pas një njoftimi të marrë në sallën operative të DVP Vlorë, shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendit të quajtur “Qafa e Llogarasë”, ku kanë konstatuar një automjet duke u djegur. Brenda automjetit dyshohet se si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën dhe është djegur një shtetas ende i paidentifikuar, në sediljen e drejtuesit të mjetit”,– njoftoi sot Policia.
