Janë identifikuar 3 autorët e plagosjes me armë zjarri të personazhit të TikTok, Fabion Kuçi, ngjarje e ndodhur në qytetin e Durrësit.
Blutë kanë shpallur në kërkim tre të rinjtë me iniciale A. N., 38 vjeç, banues në Durrës, F. B., 22 vjeç, banues në Tiranë dhe B. Ç., 34 vjeç, banues në Durrës.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:45 të datës 15 Dhjetor 2025, ku autorët janë afruar me 2 automjete te lokali në lagjen nr. 9, ku qendronte “Gucci” dhe kanë qëlluar drejt tij, me armë zjarri.
Si pasojë, Fabion Kuçi është dëmtuar lehtë nga të shtënat me armë zjarri. Ndërkohë nisi procedimi penal për 31-vjeçarin me iniciale L. B., pasi nga verifikimet rezultoi se është pronar i njërit prej automjeteve, me të cilat u afruan në vendngjarje, shtetasit e shpallur në kërkim.
Nga kontrolli në banesën e 31-vjeçarit, u gjetën disa fishekë luftarak, të cilët u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
