

Krahu i djathtë kërcënon me largim nga qeveria, ndërsa Smotrich paralajmëron ‘lot dhe kapitullim’
Plani i paqes i propozuar nga presidenti amerikan Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza ka shkaktuar përçarje të thella në koalicionin e brishtë të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.
Ministri i Financave, Bezalel Smotrich, lider i partisë së sionizmit fetar, ka dalë hapur kundër marrëveshjes, duke kërcënuar me largim nga qeveria. Ai e cilësoi marrëveshjen një “sakrifikim i rezultateve konkrete për iluzione”, duke paralajmëruar se fëmijët tanë do të detyrohen sërish të luftojnë në Gaza.
Ndërsa Netanyahu e paraqet pranimin e planit si një fitore diplomatike, shumë nga kërkesat kryesore të krahut të djathtë nuk janë përfshirë. Kjo ka shtuar rrezikun e një krize politike që mund të çojë në shpërbërjen e koalicionit dhe zgjedhje të parakohshme.