Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka patur një përplasje mes Arlind Qorit dhe Adriatik Lapajt, të cilët kanë qasje të ndryshme për mënyrën se si e mendojnë rrëzimin e qeverisë së Ramës.
Lapaj tha se të gjithë duhet të bashkohen në shesh duke lënë mënjanë logot e partive, për të rrëzuar Ramën, ndërsa Qori refuzon kategorikisht çdo bashkim me forca të tjera si PD, apo edhe partitë e reja, pasi thotë se nuk janë të ndershme.
Debati:
Arlind Qori: Na kërkohet të bashkohemi me parti të tjera. Kam thënë që partitë e tjera nuk kanë ndershmërinë dhe nivelin e seriozitetit tonë. Fatmirësisht nuk e bëmë gabimin të bashkoheshim me ta, sepse do të bëheshim gazi i botës me tezen apo me dajën që lufton për mandat. Të gjithë partitë e tjera përveç Lëvizjes Bashkë janë në koalicion me Sali Berishën për zgjedhjet e Tiranës. Çdo parti ka lirinë dhe të drejtën të bëjë çdo aksion që ka qejf, çdo lloj proteste që dëshiron. Ne qëndrojmë larg këtyre aventurave.
Adriatik Lapaj: Është hall i madh, por nuk e lë pa pëgjigje. E para, e di gjithë Shqipëria që ne vendosëm listat e mbyllura njerëz për ti djegur për të garuar me listë të hapur dhe unë kam garuar me listë të hapur, nuk u fsheha te lista e mbyllur. Tezet dhe hallat, ne i vendosëm për ti djegur, por ju i keni vendosur nëpër lista, motrat dhe vëllezërit.
Arlind Qori: Ata janë aktivistë. A e di kush është deputeti i Lëvizja Bashkë? E njohin të gjithë për mirë. Deputeten tuaj nuk e njeh njeri. Ju u tallët me popullin. Si pretendoni që pasi u bëtë gazi i botës të tërhiqni edhe të tjerët.
Adriatik Lapaj: The një pretendim që nuk bashkohen njerëz. Të dielën kur janë arrestuar katër persona, duhet të dilje krah tyre, sepse gjykata tha u arrestuan në mënyrë të paligjshme. Ka patur 3 mijë qytetarë.
Arlind Qori: A mos u tall? Po si mo 3 mijë qytetarë?
Adriatik Lapaj: Kjo qasje i shërben Edi Ramës. Bashkohu në shesh kundër Edi Ramës!
Arlind Qori: Ti ke hapur lokal në shesh.
Adriatik Lapaj: Të gjtihë bashkë të rrëzojmë Ramën! Nuk ka nevojë Shqipëria për dënglat e tua dhe të mijat, por ka nevojë të ikë Rama sot, jo nesër!
Arlind Qori: Si e heq ti Ramën, duke u bërë qesharak? Duke zënë atë vend?
Adriatik Lapaj: Të kam kursyer kaq kohë. Bashkohu në shesh kundër Edi Ramës. Ti dhe gjithë të tjerët. Bashkohuni kundër Ramës, lëri tezet dhe dajot. Bashkohu kundër Ramës dhe pastaj futu në zgjedhje.
Arlind Qori: Ju jeni në koalicion me njëri tjetrin, nuk ju ndjek njeri nuk keni reputacion.
Adriatik Lapaj: Mos më bridh nëpër Tiranë, bashkohu kundër Edi Ramës, që drejton regjimin. Shefi i Ballukut është Rama. Klptokracinë e drejton Edi Rama.
