Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me plagosjen e Sokol Dacit, mbrëmjen e djeshme (1 shkurt) në Lezhë.
Sipas burimeve, mësohet se në vendin ku ndodhi ngjarja i pranishëm ishte edhe një efektiv policie, por ai ka deklaruar se nuk i ka parë autorët e ngjarjes.
Ndërkohë mësohet se i lënduar nga të shtënat me armë ka mbetur edhe një anëtar i familjes Nikulaj, por deri tani në ambientet e spitalit nuk është paraqitur asnjë person i plagosur.
Plagosja ndodhi në qendër të fshatit Rrilë, në Lezhë. Policia e cila shkoi në vendin e ngjarjes disa minuta pasi mbi dyqan ishte lëshuar breshëria e plumbave, bëri me dije se i plagosur ka mbetur shtetasi Sokol Daci 30 vjeç, i cili në atë moment ka qenë brenda ambienteve të berberhanes.
Pamjet që erdhën mbrëmë nga vendi i ngjarjes dëshmojnë se atentatorët kanë qëlluar me breshëri, pasi fasada e dyqanit duke e bërë shoshë. I riu i plagosur është nisur menjëherë në drejtim të spitalit rajonal të Lezhës, për ndihmën e parë, ndërkohë që policia në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet.
