Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Polis të Elbasanit, ku një punonjës 57-vjeçar humbi jetën pasi ra nga lartësia gjatë kryerjes së punimeve për rikonstruksionin e një shkolle. Lidhur me ngjarjen policia njofton se ka arrestuar një 33-vjeçar, administrator dhe drejtues teknik i punimeve, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” si edhe drejtuesin teknik i punimeve, për të njëjtën vepër penale.
