Një aksident fatal ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Vlorës, rreth orës 01:30, ku ka humbur jetën një i mitur. Viktima është identifikuar si Leandro Shametaj, 17 vjeç.
Sipas burimeve paraprake, i riu udhëtonte me një automjet të tipit “Porsche”, ndërsa ende nuk dihen plotësisht rrethanat që çuan në ngjarjen tragjike.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet dhe përgjegjësitë e mundshme
Familjarët e të ndjerit janë paraqitur në spital, ku ndodhet trupi i pajetë i 17-vjeçarit. Ata kanë kërkuar ta tërheqin trupin, por ende janë në pritje të përfundimit të procedurave zyrtare.
