Portali qeveritar E-albania ka shfaqur sërish probleme këtë fundjavë, duke ndikuar në funksionimin e disa shërbimeve online për bizneset dhe qytetarët.
Disa përdorues raportojnë se aplikimet për leje qendrimi, raporte për leje lindje dhe shërbime të tjera nuk janë përpunuar siç duhet për shkak të ndërprerjes së sistemit.
Përdoruesit kanë konstatuar se sapo logohen në platformë, shfaqen njoftime për kontaktimin e administratorit, ndërkohë që disa dokumente nuk mund të dorëzohen për shkak të problemeve teknike.
Ekonomistët dhe përdoruesit e platformës raportojnë se këto ndërprerje kanë ndodhur edhe në periudha të mëparshme dhe prekin disa funksione kryesore të E-albania, duke ndikuar në përpunimin e dokumenteve për bizneset dhe qytetarët.
