

Quajeni si të doni: “portali i 9-tës”, “portali karmik”, apo “portali energjetik”, 9 shtatori konsiderohet si një moment ideal për të manifestuar dëshirat dhe për të hyrë në një epokë të re. Ja pse portali “9/9/9” ka kaq shumë peshë në numeologji.
Ndoshta nuk e keni ditur, por çdo 9 shtator, është pak a shumë sikur të tërhiqnim kolektivisht numrin me fat, pa e ditur. Dhe këtë vit, edhe më shumë.
Viti 2025 e bën këtë datë edhe më të veçantë, pasi jemi në një vit universal 9, duke krijuar kështu portalin 9/9/9, një kohë kur mbyllet një cikël dhe hapet një tjetër. Simboli i numrit 9 përfaqëson përvojën, përmbushjen, solidaritetin dhe humanizmin. Kjo ditë është një mundësi për të lënë pas periudhat e vështira, për të rifituar energjinë personale dhe për të hyrë në një rrugë më të lehtë dhe më të frytshme. Në fushën personale, kjo mund të nënkuptojë zgjidhjen e situatave të pazgjidhura dhe rikuperimin e ekuilibrit emocional.
Në numeologji, përsëritja e një numri e forcon simbolikën e tij , prandaj orët si 11:11 apo 14:14 kanë kuptime të veçanta. E njëjta gjë vlen edhe për datat.
9 shtatori njihet nga pasionantët e numeologjisë si “portali 9/9”, një lloj kalimi simbolik përmes numrit 9, i cili përfaqëson mbylljen e një cikli dhe fillimin e një tjetri.
Sipas Sonia Jouini dhe Richard Albacete në librin “Manuali i Madh i Numeologjisë”, 9-ta është simbol i përvojës dhe i rezultateve të saj. Numri 9 sjell një energji përmbylljeje, përmbushjeje.
Pra është koha për të mbyllur një kapitull, por jo vetëm. Sepse 9-ta është gjithashtu simbol i botës, i kolektivitetit dhe solidaritetit njerëzor. 9-ta është thellësisht humaniste dhe altruistike.
Pra, 9 shtatori 2025 nuk është thjesht një datë kalendarike, është një portë për një fillim të ri, një ftesë për t’i dhënë jetë dëshirave dhe për të hapur kapituj të rinj në jetën tuaj.