Thomas Strakosha ishte një më të mirët, në ndeshjen ndaj Anglisë (0-2). Portieri kuqezi, pas ndeshjes, dha opinionin e tij për kualifikueset e botërorit.
“Shyqyr jemi në “play off”-E kemi treguar se e kemi merituar këtë. Kemi bërë disa gabime. Mësimet nga gabimet na duhen. Tani kemi gjysmëfinalen e “play off” dhe shpresojmë të kalojmë në finale.
Nuk e prisja të kualifikoheshim në “play off”. Kishte besim, por ishte një grup i vështirë. Kemi treguar rritje. Kam shumë besim tek ekipi. Duhet të shikojmë të gjitha ndeshjet. Nuk duhet të përsërisim gabimet, sepse tani nuk falen më.
Tani kemi eksperiencë. Kemi një miks, aq sa duhet për ekipin kombëtare. E kemi rritur nivelin. Njerëzit presin më shumë për ne dhe duhet ta tregojmë këtë. Shpresojmë të mos kemi kundërshtar kaq të fortë.
Gjithmonë do të preferoja të luajmë në shtëpi. Kur luajmë në shtëpi, të gjitha ekipet e kanë të vështirë. Jashtë e kemi pak më të vështirë, por kemi marrë rezultate të mira edhe jashtë”, u shpreh Strakosha.
