
Portugalia ka miratuar një projektligj që ndalon mbulesat e ftyryës me motiv “gjinore dhe fetare” në publik.
Ky veprim është konsideruar si shënjestër ndaj fytyrave të mbuluara të grave të fesë islame.
Projektligji u propozuar nga partia e ekstremit të djathtë, Chefa dhe ka marrë mbështetjen e PSD së qendrës së djathtë.
Ligjvënësit e krahut të majtë, përfshirë dhe disa parti të tjera kanë votuar kundër iniciativës.
Masa parashikon ndalimin e fshehjes së fytyrës dhe trupit në hapësirat publike nëpërmjet mbulesave të llojit burka dhe nikab.Gjithashtu, në nismën parlamentare është thënë se parandalohet akti i detyrimit të dikujt për të fshehur fytyrën për arsye gjinore dhe fetare.
Përjashtimet përfshijnë rastet kur fshehja e fytyrës bëhet për arsye shëndetësore ose për arsye profesionale ose artistike.
Ligji tani do të debatohet në komisionin parlamentar për Çështjet Kushtetuese, të Drejtat, Liritë dhe Garancitë.Por, presidenti Marcelo Rebelo de Sousa ende duhet ta miratojë projektligjin.
Ai mund ta vërë veton ose ta dërgojë atë në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim.Nëse miratohet ligji, Portugalia do t’i bashkohet numrit të vendeve evropiane si Austria, Franca, Belgjika dhe Holanda, të cilat kanë ndalime të plota ose të pjesshme për mbulesat e fytyrës dhe të kokës.