
Bashkëshortja e artistit ndau një mesazh emocional në rrjete sociale, teksa kujton humbjen dhe lidhjen shpirtërore me këngëtarin Shpat Kasapi
Ndarja nga jeta e këngëtarit të njohur Shpat Kasapi ka lënë dhimbje të madhe te familja, miqtë dhe publiku. Në një postim prekës në Instagram, bashkëshortja e tij, Selvije Jao, ka ndarë fjalë që kanë prekur shumë zemra, duke treguar se kujtimi dhe dashuria për Shpatin vazhdojnë të jetojnë edhe pas ndarjes fizike.
Ajo shkruan se kujtimet e tij shpesh e gjejnë papritur, duke sjellë lot, mall dhe një lutje të heshtur për ribashkim. Selvija thekson se dashuria nuk përfundon me vdekjen, por vazhdon si një lidhje shpirtërore që pret takimin në botën tjetër.
Mes shprehjeve të mallëngjyera, postimi i saj është bërë simbol i dhimbjes, por edhe i forcës dhe mirënjohjes për jetën e përbashkët me artistin e ndjerë.
