
Gjatë një diskutimi televiziv në “Trotuar”, pjesë e programit “E Diell”, moderatorja dhe influencerja Xheneta Fetahu ka ndarë një histori që e ka vendosur dikur përballë autoriteteve në Dubai.
Ajo tregoi se gjatë një vizite në Emiratet e Bashkuara Arabe, nuk kishte dijeni për kodin e veshjes që zbatohet në vendet publike. “Nuk e dija që në Dubai ekziston një rregull i tillë për veshjen. Kisha veshur xhinse dhe një bluzë me shpinë të hapur, sepse ishte shumë vapë. Në rrugë më ndaluan dhe më thanë se nuk mund të ecja kështu,” rrëfeu Xheneta.
E pyetur nga moderatorja se si reagoi në atë moment, ajo u përgjigj me sinqeritet: “U futa menjëherë në një dyqan, bleva një xhaketë dhe e vesha.”
Rrëfimi i saj ka shkaktuar reagime dhe komente të shumta në rrjetet sociale, me shumë ndjekës që theksuan se Dubai ka ndër rregullat më të rrepta në botë për mënyrën e veshjes në hapësirat publike.
Pak ditë më parë, Xheneta ishte e ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, ku foli për jetën e saj personale dhe raportet me fituesin e “Big Brother VIP 4”, Gjesti, duke u shprehur se periudha pas spektaklit i kishte sjellë ndryshime të mëdha në jetën profesionale dhe emocionale.