52-vjeçari Besim Sherifi u arrestua ditën e djeshme nga policia në Liqenin e Thatë në Tiranë. Ai rezultonte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoni të Veriut, ndërsa sipas burimeve, dyshohet se prej vitesh ai jetone në Tiranë me identitet të rremë.
Gjatë arrestimit, atij iu gjetën dokumente me emrin e një shtetasi kosovar, Besnik Xhaka, që dyshohet se përdoreshin nga Sherifi me qëllim fshehjen dhe shmangien e autoriteteve. Sherifi lëvizte me dokumente të falsifikuara (patentë dhe leje qëndrimi), duke përdorur foton e kosovarit në fjalë. Për verifikim e identitetit të tij, mësohet se autorietet shqiptare kanë kërkuar informacion nga ato kosovare, pasi sipas procedurave ligjore kërkohet dhënia e shenjave të gishtave.
Por, si ra policia në gjurmët e tij? Një takim me djalin e tij u bë shkak e gjetjes së gjurmëve të Sherifit. Dy muaj më parë, djali i tij kishte ardhur në Shqipëri për ta takuar. Kjo ka mjaftuar, që policia të ngrejë dyshimet se nuk bëhet fjalë për Besnik Xhaka, por Besim Sherifi, i shumërkërkuari i autoriteteve maqedonase.
Mëoshet se në momentin e shoqërimit, nuk është informuar për një arrestim të mundshëm, deri në momentin e verifikimit të identitetit. Më pas, shenjat e gishtave e nxorrën zbuluar, pasi verifikuan identitetin e tij si Besmir Shferifi, person në kërkim.
Besim Sherifi akuzohet për vrasje të trefishtë në vitin 2007. Bëhet fjalë për një ngjarje në fshatin Kopanica, në Shkup, ku janë vrarë 3 persona. Për të gjykata kishte caktuar arrest në burg në mungesë, që sipas legjislacionit penal në Maqenoninë e Veriut parashikon dënim me burgim të përjetshëm.
