Trump tha se disa prej votuesve të tij kishin votuar edhe për Mamdanin dhe se ai ishte “krejt në rregull” me këtë, duke vënë në dukje shqetësimet e përbashkëta për koston e jetesës dhe për paqen në Lindjen e Mesme. Ai e përgëzoi Mamdanin dhe u shpreh se shpreson që ai “të jetë një kryebashkiak shumë i mirë”, madje “të surprizojë si konservatorët, ashtu edhe liberalët”.
Nga ana e tij, Mamdani e cilësoi takimin si produktiv dhe të fokusuar te nevojat e New Yorkezëve, sidomos te përballueshmëria e jetesës në qytetin më të shtrenjtë të SHBA-ve. Ai deklaroi se me presidentin diskutuan për qeratë, çmimet e ushqimeve, energjinë dhe të gjitha mënyrat se si qytetarët po shtyhen jashtë qytetit.
Të dy theksuan dëshirën për të punuar së bashku për t’u ardhur në ndihmë 8.5 milion banorëve të New York-ut.
