Një 28-vjeçar shqiptar është dënuar me gjashtë vite burg në Mbretërinë e Bashkuar. I arrestuari është Gerald Cera. Ai pretendoi në mënyrë të rreme se ishte babai i tetë fëmijëve shqiptarë. Kjo me qëllim që tu jepte shtetësinë britanike tetë fëmijëve shqiptarë. Daily Mail shkruan se mes shtatorit 2022 dhe gushtit 2024, ai ishte shfaqur si babai i tetë fëmijëvë, gjatë aplikimeve të tyre për pasaporta. Cera kishte dorëzuar fotografi të tij duke mbajtur foshnjat, për të mbështetur aplikimet. Ai gjithashtu kishte ofruar dokumente personale, përfshirë pasaportën e tij të Mbretërisë së Bashkuar dhe certifikatën e natyralizimit. Pagesat për aplikimet ishin kryer me karta bankare. Në seancës për dënimin e tij, Gjykata e Kurorës së St Albans dëgjoi se mashtrimi përfshinte një shkallë gjithnjë e më të lartë planifikimi dhe sofistikimi me kalimin e kohës.
Krahas dënimit të tij me burg, Cera është privuar nga shtetësia e Mbretërisë së Bashkuar nga Ministria e Brendshme. Deputeti Alex Norris, Ministër për Sigurinë Kufitare dhe Azilin e përshëndeti dënimin duke thënë se dënime si ato të Cerës tregojnë se ata që përpiqen të shfrytëzojnë kufijtë e tyre do të sillen para drejtësisë. Një juri më parë e shpalli atë fajtor pasi, u bind se ai ishte në dijeni se aplikimet ishin bërë duke e përmendur atë si babai edhe pse ai nuk ishte babai i asnjërit prej foshnjave dhe nuk kishte asnjë provë ADN-je. Një hetim për arrestimin e Cerës zbuloi se ai ishte pjesë e një komploti për të marrë pasaporta britanike për foshnjat që nuk kishin të drejtë të merrnin një të tillë.U zbulua gjithashtu se 28-vjeçari ishte mik me Petrit Musën, i cili më parë u deklarua fajtor për pretendimin mashtrues se ishte babai i 13 fëmijëve të lindur nga nëna shqiptare në aplikimet për pasaportë britanike në fillim të këtij muaji. Cera u dënua gjithashtu për moszbatim të një njoftimi pasi refuzoi t’i jepte policisë kodet e telefonit dhe laptopit të tij pas arrestimit të tij në Aeroportin e Lutonit më 16 shkurt 2025.
!
