
Pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, dhjetëra prokurorë kërkojnë reagim institucional dhe masa konkrete për mbrojtjen e trupës gjyqësore.
Dhjetëra prokurorë dhe magjistratë nga e gjithë Shqipëria i janë drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë me kërkesë për thirrjen e menjëhershme të Mbledhjes së Përgjithshme të Prokurorëve.
Ata kërkojnë që të diskutohet siguria fizike, ruajtja e dinjitetit profesional dhe gjuha e urrejtjes ndaj magjistratëve, pas ngjarjes tragjike ku gjyqtari Astrit Kalaja humbi jetën në sallën e gjyqit.
Në kërkesë theksohet nevoja për masa konkrete sigurie në gjykata e prokurori, garanci për mbrojtjen fizike të magjistratëve dhe ndërhyrje institucionale për mbrojtjen e figurës dhe integritetit të tyre. “Drejtësia nuk mund të gjykojë me frikë.”