
Prokuroria e Shkodrës ka sekuestruar disa pasuri të paluajtshme që dyshohet se janë përfituar nga të ardhura kriminale.
Në kuadër të hetimeve është bllokuar një apartament dhe një sipërfaqe toke, të cilat, sipas organit të akuzës, janë blerë me fonde të dyshimta.
Nga hetimet e deritanishme rezulton se shtetasi L. M. (alias L. K., L.K., L.M.), i lindur më 14 mars 1969, në bashkëpunim me shtetasen J. N., dyshohet se kanë konsumuar elementët e veprës penale të pastrimit të produkteve të veprës penale.
Sipas provave të administruara, pasuria është blerë nga shtetasja J. N. me fonde të dyshuara të ardhura nga veprimtaria kriminale e L. M., ndërsa kjo e fundit nuk ka burime të ligjshme të të ardhurave që të justifikojnë investimin.Hetimet kanë zbuluar se shtetasi L. M. është dënuar nga Gjykata e Distriktit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Distrikti Jugor i Nju Jorkut, për vepra penale që lidhen me trafikimin e lëndëve narkotike në bashkëpunim.