Në pritje të nisjes së protestës së lajmëruar të opozitës në orën 18:00, forcat e rendit kanë rrethuar Kryeministrinë.
PD ka ngritur një ‘parlament’ paralel në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ pasi sipas tyre, nuk kanë pasur në asnjë moment kohën e mjaftueshme për të folur.
Përveç kreut të PD, fjalën në protestë do ta mbajnë dhe deputetë e simpatizantë.
