
Forcat e rendit nuk lejojnë tubimin, karriget hiqen me forcë nga aktivistët
Lëvizja Shqipëria Bëhet është mbledhur sërish paraditen e sotme përpara godinës së Kryeministrisë, duke vijuar protestën e nisur një ditë më parë.
Sipas raportimeve nga terreni, teksa aktivistët dhe qytetarët ndodheshin të ulur në karrige gjatë protestës, forcat e policisë kanë ndërhyrë dhe nuk kanë lejuar zhvillimin e tubimit. Në këtë moment, karriget janë larguar me forcë nga ana e policisë, duke shkaktuar tension mes palëve.
Ngjarja vjen pas përplasjeve të regjistruara një ditë më parë, kur protesta e Shqipëria Bëhet u shoqërua me ndërhyrje të forcave të rendit për heqjen e çadrave të vendosura nga aktivistët përpara Kryeministrisë. Gjatë atyre incidenteve, u raportua për persona të lënduar, përfshirë protestues dhe efektivë policie.
Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, një tjetër ndërhyrje e policisë u regjistrua gjatë largimit të sendeve të protestuesve, ku mbeti i lënduar edhe kreu i lëvizjes, Adriatik Lapaj, i cili aktualisht ndodhet në spital.
Policia ka nisur procedime penale dhe ka kryer arrestime në lidhje me ngjarjet e dy ditëve të fundit, ndërsa situata përpara Kryeministrisë mbetet e tensionuar.
