
Këshilli Bashkiak i Tiranës i ka kthyer përgjigje kryebashkiakut Erion Veliaj, në lidhje me kërkesën e këtij të fundit, për të marrë pjesë në seancën e së martës, ku do të votohet shkarkimi i tij nga detyra.
Përmes një shkrese, Këshilli Bashkiak i kërkon Veliajt që kërkesën apo vërejtjet e tij lidhur me këtë proces, t’i paraqesë me shkrim.