
Partia Socialiste ka depozituar mbrëmjen e djeshme në Kuvend amendamente për ndryshimet për pr/ligji për barazinë gjinore. Mazhoranca i propozon komisionit të shëndetësisë dhe mirëqënies sociale, në cilësinë e komisionit përgjegjës, të njohë vetëm dy gjinitë dhe të zëvendësojë fjalët “trajtim të barabartë pavarësisht përkatësisë gjinore” me “trajtim të barabartë mes grave dhe burrave”.Gjithashtu PS ka kërkuar fshirjen e konceptit “për shkak të përkatësisë së shumëfishtë, apo përkatësisë së ndërthurur. Përveç nenit 10 të projektligjit ku kërkon që termi i “gjithëpërfshirjes dhe përkatësia e shumëfishtë” i përfshirë për gjuhën e përdorur nga institucionet për hartimin e politikave, strategjive apo çdo lloj informacioni, të ndryshojë me fjalën “vulnerabilitet”.Projektligji i ri për ‘Barazinë Gjinore’, i dorëzuar në shtator në parlament, ndryshonte ndjeshëm nga drafti fillestar, duke zëvendësuar konceptin tradicional të burrit dhe gruas me një përkufizim gjithëpërfshirës të gjinisë.