Aktori Mehdi Malkaj është shprehur se shqiptarët nuk dalin në protesta sepse kanë frikë nga ajo çfarë fati mund të kenë pas saj.
I ftuar sot në ‘Top Story’, ai është shprehur se edhe kur i ka ftuar njerëzit t’i bashkohen në protesta, siç ishte ajo për teatrin, njerëzit kanë refuzuar duke u shprehur se ata nuk kanë punë ti bashkohen.
Malkaj: Këtu ka një fjali të vogël me emër mbiemër dhe ndonjë mbushje, po nuk u vra kjo nuk bëhet gjë. Ç’më duhet mua, unë i kam thënë në protestën e teatrit, po ik ore ç’më duhet mua sipas frikës së tyre. Mos të gënjejmë, është frikë, këtu lozet për bukën e gojës, baballarët thonë obobo. Ishte Enver Hoxha që kishte nenin 55 që thoshte mua mos më shaj se të burgos dhe të vras, ky thotë fol sa të duash, por të nesërmen e ke të gjithë fisin të pushuar nga puna.
Nga ana tjetër moderatori Blendi Salaj ka shtuar se shqiptarët nuk dalin në protesta sepse ka një mungesë të theksuar besimi.
Salaj: Nuk ka një përgjigje. Ka edhe mungesë të theksuar besimi. Unë kam dalë në shumë protesta. Kam qenë në protestën për djalin në Pogradec, për armët kimike, në protestë për teatrin, nuk kam pasur turp që të dalë në protestë. Nuk kam pasur frikë sepse unë mendojë se realisht çfarë do më bëjnë, nëse ma do shpirti e marrë parasysh, deri tani nuk më ka kërcënuar njeri pe dola, por kam sfiduar. Unë dalë në protestë kur jam i bindur që duhet të dalë, më protesta qytetare, me studentët por jo ato politike
Malkaj: Po për lirinë çfarë bëhet, pa liri a mund të ketë jetë. Unë eci gjithmonë në këmbë, tani vjen ai me biçikletë dhe thotë mos dil në protestë por unë nuk e njoh atë, del pa pa fytyrë
